Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 238 personave ndërsa 108 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.
Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku është regjistruar një person që nuk ka respektuar masën e izolimit.
Sa i përket ndalesës për qarkullim, në 24 orët e fundit 121 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 92 janë arrestuar nga policia, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.