Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski akuzon kryeministrin teknik, Oliver Spasovski se për shkak të mos-marrëveshjeve personale me Kryetarin e Komunës së Kumanovës, nuk po e mbështet kërkesën për izolim të qytetit për ta parandaluar përhapjen e pandemisë. Përmes një videoje në profilin e tij në Facebook, Micskoski i drejtohet Spasovskit
“I apeloj ta tejkalojë frustrimin personal dhe t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së kumanovarëve dhe Kryetarit të komunës së Kumanovës, sepse ka kohë edhe për ballafaqime brenda-partiake, ka kohë edhe për beteja politike. Tani më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve”, ka deklaruar Mickovski.