Mosmbajtja e maskave mbrojtëse arsye për përhapjen e koronavirusit mes punëtorëve në fabrikën e re të Shtipit

Mosrespektimi i masave për mbrojtje është arsye për përhapjen e koronavirusit në fabrikën e tetë me rradhë të Shtipit, ku në dy ditët e fundit janë regjistruar tre raste pozitive, ndërsa dhjetëra punëtorë janë në izolim tregoi kontrolli i sotëm i epidemiologut nga Qendra për Shëndet Publik – Shtip.

Drejtoresha e Qendrës për Shëndet Publik – Shtip, Marija Dimitrova thotë se sipas kontrollit arsye për përhapjen e virusit është mosmbajtja e maskave mbrojtëse nga ana e punëtorëve, si dhe grupimi i tyre gjatë kohës së pushimit, ndërsa me këtë rast edhe mosmbajtja e pajisjes mbrojtëse dhe mosmbajtja e distancës prej dy metra.

Shtipi sot nuk është në buletinin shëndetësor, dhe mbetet me 202 raste aktive me KOVID-19. Epidemiologët për një ditë në shumë pika marrin nga 50 mostra, ndërsa ende presin rezultate për qindra mostra, mes të cilave janë edhe ato kontrolluese për 53 punëtorë të tekstilit nga fabrika e parë që ishte mbyllur në fund të muajit Maj.