Moska ‘shpërfill’ urdhër-arrestin për Putin: Nuk ka asnjë vlerë për ne

Moska zyrtare ka ‘shpërfillur’ urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin Putin dhe zyrtaren e lartë Maria Lvova-Belova.

Në reagimin e Moskës thuhet se ky urdhër-arrest nuk ka asnjë lloj kuptimi ligjor dhe jo vetëm për Rusinë.

“Rusia nuk është anëtare e Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk mban asnjë detyrim sipas tij. Rusia nuk bashkëpunon me këtë organ, dhe pretendimet e mundshme për arrestim që vijnë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të të jetë ligjërisht i pavlefshëm për ne”, thuhet në reagim.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi këtë të premte dy urdhër-arreste, për presidentin Vladimir Putin dhe zyrtaren Lvova Belova. Kjo e fundit akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi.

Presidenti i Rusisë akuzohet për krime lufte që përfshijnë kryesisht dëbimin dhe transferimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas.