Moska sheh lu*ftë të mundshme në Ballkan

Zëdhënësja e diplomacisë së Moskës, një ndër zërat kryesorë të pro*paga*ndës ruse, Marija Zakharova ka komentuar sërish ngjarjet e fundit në Kosovë. Përsëri, Zaharova e sheh situatën në rajonin vetëm përmes lu*ftës.

“Përkeqësimi i ri që shpërtheu në krahinë tregon bindshëm se devijimi nga korniza aktuale rregullative për Kosovën vetëm sa provokon ekstremistët e Prishtinës. Situata nuk është larg nga një konflikt real në shkallë të gjerë”, tha Zaharova në përgjigje të një pyetjeje mediatike për Kosovën. Kujtojmë se mbrëmë u raportua se të shtëna ar*mësh janë dëgjuar në veri të Kosovës, ndërsa sot ushtria serbe ka vendosur disa topa me rreze të gjatë afër pikëkalimit administrativ të Jarinjës, pra kufirit me Kosovën.