Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është përgjigjur po përmes rrjeteve sociale kryeministrit Rama, pas reagimit të shefit të ekzekutivit për mosdekretimin e kandidaturës së propozuar prej tij për ministër të Jashtëm të Shqipërisë, në vend të Ditmir Bushatit të shkarkuar, por ende në padekretuar për largim.
Nëse kryeministri Rama e quajti të turpshëm refuzimin e presidentit për dekretimin e ministrit të ri për Europën dhe Punët e Jashtme, përveçe antikushtetues siç e cilësoi ai, presidenti Meta reagoi duke thënë se deri në ditën e fundit të mandatit të tij si president, pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës janë të padiskutueshëm.
Rama kritikoi më herët argumentet e dhëna nga Presidenti i Republikës, duke i quajtur si të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin, teksa i kërkoi edhe një ndjesë Kosovës.