“Mos zgjidhni të zhdukeni”, mesazhi që “jep” dinozauri përmes kampanjës së re nga OKB për ndryshimet klimatike

Organizata e Kombeve të Bashkuar ka realizuar së fundmi një kampanjë të veçantë për të ngritur vetëdijesimin e njerëzve për sa i përket ndryshimeve klimatike.
Në këtë kampanjë, një dinozaur shihet nëpër korridoret e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet klimatike.

Me zërin e aktorit, Jack Black, Dinozauri Frankie, i thotë asamblesë se është koha që “të ndaloni së bëri justifikime dhe të filloni me ndryshime”.
Filmi i shkurtër është pjesë e fushatës së re të Programit të Zhvillimit të OKB-së – “Mos zgjidhni zhdukjen” e lansuar përpara konferencës COP26 që do të mbahet në Glasgow, me qëllim që të nënvizojë ndikimin që subvencione e karburanteve kanë ndaj ndryshimeve klimatike.

“Të zhdukesh është një gjë e keqe”, është njëri prej mesazheve që përçon kampanja përmes dinozaurit. “Të paktën ne u goditëm nga një asteroid, cili është justifikimi i juaj?”.
“Ju jeni nisur drejt një fatkeqësie klimatike, dhe megjithatë çdo vit qeveritë shpenzojnë qindra miliarda fonde publike për subvencionet e karburanteve fosile”, thuhet në kampanjën e realizuar nga OKB.