Mos u pafshim më koronavirus: Danimarka heq të gjitha masat kufizuese


Danimarka planifikon të heqë pothuajse të gjitha kufizimet ndaj koronavirusit javën e ardhshme, pavarësisht niveleve rekord të infeksionit, njoftoi kryeministrja e vendit, Mette Frederiksen.

Nga 1 shkurti, danezët nuk do të duhet të mbajnë më maska ose të tregojnë një certifikatë vaksinimi në shumicën e vendeve, raporton atsh.

Qeveria e kryeministres Mette Frederiksen po ndjek udhëzimet e komisionit të kontrollit të sëmundjeve të vendit, i cili ka rekomanduar heqjen graduale të masave emergjente për të luftuar pandeminë.

Frederiksen e quajti lëvizjen një moment historik.

“Ne po u themi lamtumirë kufizimeve dhe i themi lamtumirë jetës që njihnim para koronavirusit. Mbulimi i lartë i vaksinimit doli të ishte një superarmë”, theksoi ajo.

Në Danimarkë, më shumë se 80 përqind e të gjithë popullsisë është e vaksinuar.

Gjysma e danezëve tashmë kanë marrë një dozë përforcuese.