‘Mos na nxirr namin e keq, po na turpëron, si të duron gruaja?!’/ Rama debaton në Himarë me banorët

Kryeministri Edi Rama deklaruar gjatë dëgjesës në kuadër të ‘Llogaridhënies’ se janë 11 milionë euro në dispozicion të atyre që do të shpalosin projektet për agroturizëm.

“Në çmimin që mori sheshi ‘Skënderbej’ ishin dhe 25 finalistë me projektet e përzgjedhura, i Lungomares dhe i shëtitores së Himarës. Kjo gjë flet për impaktin që këto projekte kanë jo vetëm për komunitetin, por edhe për imazhin e vendit tonë. Kthesa në ekonomi dhe punësim ka nisur. Turizmi është motori kryesor i zhvillimit. Fshatrave të Jugut po u japim atë që u ka munguar, imazhin e bukur. 11 milionë euro në dispozicion për t’u investuar për projekte individuale, familjare apo në grup për agroturizmin”, deklaroi Edi Rama.

Gjatë dëgjesës pati edhe një debat mes një banori dhe Ramës, i cili u ankua për kryebashiakun e Himarës duke e akuzuar se nuk i ka dhënë kullotën në Vuno.

Debati
Banorja: Nuk po na jepet e drejta për kullotat për kopenë në Vuno, vetëm ne jemi.
Kryebashkiaku Goro: U kemi dhënë përgjigje, nuk keni bërë procedurat e duhura, e kemi parë me kujdes cdo gjë
Rama: Ai po të jep përgjigje, duhet ta dëgjosh. Po i shoh dokumentet, kjo nuk bëhet duke ndërprerë njeri tjetrin, na turpëron edhe Vunoin, na e nxjerr sikur është vendi i njerëzve me 39. Mos na nxirr namin e keq. Të lutem se po e tepron. Mos se do të thonë u zunë Vunjotësit me njëri tjetrin. Ca qengji urtë ti?! Ti paske edhe 300 të tjerë pas…Do të shikojmë mundësinë që ta shpallim edhe gruan heroinë të punës, që të përballon ty