Mos me thuaj “selam alejkum”, po me thuaj shqip: T`u ngjat jeta

Nga Fahri Xharra
Ç’ashtë ky za, kjo gjuhë që mbjell ,diamante rreth e qark ,e vransinën në det e hedhvetëm diellin sjell në prag ?!
Gjuha jonë sa e mirë!Sa e ëmblë, sa e gjerë!Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë!
Qesh fytyra me vogëlushin,sa mirë shqip ai din me kja malet jashta frymën ndalin deti sytë hapi t’u pa!
O këng’ e shenjtëruar, o verb i larë n’ar .O zjarr që më përflakesh si yll vetëtimtar ,O fshehtësir’ e ndezur në fill prej shkrepëtime Kur të këndoj me gojë, kur të kuptoj në kartë ,Posi një kraharuar ti dhemb, o Gjuh’ – e zjarrtë, Posi kullim’ i gjakut që rreh në zemër time.

“Të falem ty, o gjuhë e fisit tim,siç nuk i falem asnjë perëndi –se tempull i përjetshëm më je ti,dhe ti mburoje nëpër mot të zi:ti, dritë e krirtë nëpër errësi,ti, perëndi, që nuk ke perëndim.” thotë Mitrush Kuteli .
Mos me thuaj “selam alejkum “ , po me thuaj shqip: T`u ngjat jeta !
Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë.! Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në va*rre.” Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta!

Porsi kanga e zogut t’verës, qi vallzon n’blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t’detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare. Të falem ty, o fis i vendit tim: Ilir i lashtë, arbër i ri –dhe sot shqiptar në shumë Shqipëri…ty, i paepur popull luftëtar, qendresë e fortë në luftë e zjarr;

O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qite me krye n’hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande, Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t’mira e begati, Me varza t’bukura e me djelm t’ri,…
Më thuaj shqip: T`u ngjat jeta !

Por … Kur në su*lm hodhën turqit Hordhitë e pambaruara,Kështjellat e sintaksës S’i muar, që s’i muar.Kur panë se gjuhësS’i hodhën dot prangatLëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash.
Gjuh’ e shejt’ e kaq e moçme.Gjuh’ sakole der n’dit t’soçme, Shoqen tande kund s’e gjenë!Zoti ty këtu t’ka çuemun: T’rrebt’ e t’bukur e t’kulluemun;Kshtu gjithmon’ ti ke me qenë.Gjuh’ që t’foli Skendërbegu, Dhe ndër t’par’ qe Naim Begu,Që me shkrim t’pat lartësue.Ty t’kan’ fol’ shum’ kapidana, Burra t’rrebt si t’ishin zana; Gjuh’ e rrebt, ti qofsh nderue! |

-Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
…por ti, gjuhë e bekuar, Gjuhë e shëndoshë, Gjuhë e vjetër, gjuhë e lu*ftuar, Gjithmonë je gjallë,Je pjesa e shpirtit të Arbërit Që kurrë s´do të vd*esë. Ti ke pas qene nje zoje e rande, Burrat e dheut te thirrshin nane.
Porsi kanga e zogut t’verës, qi vallzon n’blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit;porsi vala e bregut t’detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare,porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.

Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini,gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t’uej kurr mos ta lini,mos ta lini sa t’jetë jeta,por për tê gjithmonë punoni;pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,fisi juej, vendi e zakonikanë me u mbajtë larg kambës s’huej,
Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
Vëllezër shqipëtarë! Qasuni më dëgjoni,Sa të mundeni më parë Gjuhën tuaj mësoni.Pa shihni sa ësht’e mirëS’u vjen mall’ e dëshirë? S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë,I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë.Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë,Të përçajnë Shqipërinë,Zoti mos e pastë thënë!
Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !

Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari, trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja, flet e t’veten e lèn mbas dore……
Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
Krenari kur janë etërit e kombit : Dom Ndre Mjeda ,At Gjergj Fishta, Naim Frashëri, Ismail Kadare, LEK GJOKA, Hil Mosi, Ernest Koliqi,Karmell Kandreva, Lasgush Poradeci, Mirush Kuteli , Petro Nini LUARASI, Pashko VASA.