Mos me thuaj “selam alejkum “, po me thuaj shqip: T`u ngjat jeta

Nga Fahri Xharra
Ç’ashtë ky za, kjo gjuhë që mbjell ,diamante rreth e qark ,e vransinën në det e hedhvetëm diellin sjell në prag ?!
Gjuha jonë sa e mirë!Sa e ëmblë, sa e gjerë!Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë!
Qesh fytyra me vogëlushin,sa mirë shqip ai din me kja malet jashta frymën ndalin deti sytë hapi t’u pa!

O këng’ e shenjtëruar, o verb i larë n’ar .O zjarr që më përflakesh si yll vetëtimtar ,O fshehtësir’ e ndezur në fill prej shkrepëtime Kur të këndoj me gojë, kur të kuptoj në kartë ,Posi një kraharuar ti dhemb, o Gjuh’ – e zjarrtë, Posi kullim’ i gjakut që rreh në zemër time .

“Të falem ty, o gjuhë e fisit tim,siç nuk i falem asnjë perëndi –se tempull i përjetshëm më je ti,dhe ti mburoje nëpër mot të zi:ti, dritë e krirtë nëpër errësi,ti, perëndi, që nuk ke perëndim.” thotë Mitrush Kuteli .
Mos me thuaj “selam alejkum “ , po me thuaj shqip: T`u ngjat jeta !
Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë.! Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre.

” Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta ! Porsi kanga e zogut t’verës, qi vallzon n’blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t’detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare. Të falem ty, o fis i vendit tim: Ilir i lashtë, arbër i ri –dhe sot shqiptar në shumë Shqipëri…ty, i paepur popull luftëtar, qendresë e fortë në luftë e zjarr;
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,

Kush te ka qite me krye n’hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,…
Më thuaj shqip: T`u ngjat jeta !

Por … Kur në sulm hodhën turqit Hordhitë e pambaruara,Kështjellat e sintaksës S’i muar, që s’i muar.Kur panë se gjuhësS’i hodhën dot prangatLëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash. Gjuh’ e shejt’ e kaq e moçme.Gjuh’ sakole der n’dit t’soçme, Shoqen tande kund s’e gjenë!Zoti ty këtu t’ka çuemun: T’rrebt’ e t’bukur e t’kulluemun;Kshtu gjithmon’ ti ke me qenë.Gjuh’ që t’foli Skendërbegu, Dhe ndër t’par’ qe Naim Begu,Që me shkrim t’pat lartësue.Ty t’kan’ fol’ shum’ kapidana, Burra t’rrebt si t’ishin zana; Gjuh’ e rrebt, ti qofsh nderue! |– Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !