“Mos më prek, nuk të njoh”, momenti kur Nasim Haradinaj del nga taksi dhe përballet me policët e EULEX’it

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UCK’së), Nasim Haradinaj, ka qenë duke hyrë në ndërtesën e Televizionit 7 kur është ndaluar nga policia e EULEX’it. Ai ishte i ftuar në emisionin Frontal që të flasë për aksionin në selinë e OVL-UÇK’së dhe derisa po dilte nga një veturë taksie, është ndaluar nga policët.

Ai ka refuzuar të dorëzohet dhe i ka paralajmëruar policët që të mos e prekin derisa të vjen Policia e Kosovës.

“Mos më prek, nuk të njoh”, u ka thënë në shqip Haradinaj policëve të EULEX’it.