“Mos më dil përballë se…”, Robert Ndrenika paralajmëron Andi Bushatin


Pas firmës së hedhur nga aktori i njohur i skenës shqiptare Robert Ndrenika për shembjen e godinës aktuale të teatrit, mes tij dhe analistit Andi Bushati ka nisur një debat i fortë.

Përmes një postimi në Facebook, Robert Ndrenika, thotë se Bushati ka shpifur për të dhe e paralajmëron të mos i dalë përballë “deri në 7 metra”.

Teksa e cilëson si “k analist”, Ndrenika i sugjeron atij që të vazhdojë më mirë luftën intransigjente kundër komunizmit.