Mortaliteti në rritje – Ja cili është muaji më fatal i vitit 2021

Ajo që bie në sy është se vitin e kaluar Kovidi renditet i dyti si shkaktar i vdekjeve, ndërsa një vit më parë ishte i treti mbi 10% (pas sëmundjeve të sistemit cirkulator mbi 41% dhe neoplazmave mbi 15%). Gjatë vitit të kaluar mbi 35% e rasteve të vdekjeve janë shkaktuar nga sëmundje të sistemit cirkulator, mbi 20% nga Kovidi dhe 13% nga neoplazmat.

Prilli i vitit të kaluar është muaji që ka regjistruar shifrat më të larta të fataliteteve vitin e kaluar. Me mbi 3200 raste, ose mesatarisht 100 humbje jete në ditë. Në total, viti 2021 solli një rritje prej mbi 10% të mortalitetit 2741 raste më shumë, pas rekordeve të vdekjeve që u regjistruan në vitin 2020, viti i fillimit të pandemisë, (26% më shumë sesa në vitin 2019).

Ajo që bie në sy është se vitin e kaluar Kovidi renditet i dyti si shkaktar i vdekjeve, ndërsa një vit më parë ishte i treti mbi 10% (pas sëmundjeve të sistemit cirkulator mbi 41% dhe neoplazmave mbi 15%). Gjatë vitit të kaluar mbi 35% e rasteve të vdekjeve janë shkaktuar nga sëmundje të sistemit cirkulator, mbi 20% nga Kovidi dhe 13% nga neoplazmat.

Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror të Statistikave për mortalitetin gjatë vitit 2021 mosha mesatare e vdekjeve është 71 vjeç tek meshkujt dhe 75 tek gratë. Nëse të dhënat lidhur me mortalitetin nëpër komuna do të krahasoheshin me ato të viteve të kaluara, para pandemisë, vihet re se mortaliteti ka pësuar një rritje drastike.

Shifrat e larta të fataliteteve kanë vijuar për dy vjet me radhë 2020-2021, në komuna si Tetova, ku nëse në vitin 2019 janë regjistruar 683 vdekje, rastet shkuan në 1022 në vitin 2020 dhe 1131 vjet. Një rritje të ngjashme kanë pësuar edhe komuna të tjera shqiptare që në vite kanë pasur shifra të ulëta mortaliteti, si Çairi, Gostivari, Saraji… Në komuna si Gostivari viti i dytë i pandemisë ka shtuar numrin e vdekjeve, nga 908 në 913.

Po ashtu ka ndodhur edhe në komuna si Saraji, Haraçina, Likova, e të tjera. Komunat me numrin më të madh të vdekjeve janë Kumanova (mbi 1500 raste) Prilepi, Manastiri e Tetova. Ndërsa në Çair, Strugë, apo Studeniçan numri i rasteve ka pësuar një rënie të lehtë gjatë 2021.

Sipas autoriteteve të shëndetësisë, Maqedonia e Veriut ka shifra të larta fataliteti për shkak të raportimit korrekt të autoriteteve shëndetësore dhe evidentimit transparent të rasteve. Pavarësisht dy viteve të fundit, mortaliteti në Maqedoni i është nënshtruar një rritje graduale dhe është relativisht i lartë, sidomos po të krahasohet me vitet e fundshekullit të kaluar. Nëse vitin 1995 numëroheshin mbi 16 mijë vdekje në vit, një dekadë më pas rritja e numrit është me mbi dy mijë (në vitin 2005 mbi 18 mijë raste vdekjesh), e deri në mbi 20 mijë raste një vit para pandemisë, në vitin 2019.

Kovidi e shtoi me mbi 5000 shifrat e mortalitetit në vitin 2020 (25.775 raste në total), ndërsa një vit më vonë me plus 3 mijë raste të reja. Sipas vlerësimeve të reja nga OBSH rreth 14.9 milionë njerëz në mbarë botën kanë humbur jetën si rezultat i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i Kovid-19 në periudhën midis 1 janarit 2020 dhe 31 dhjetorit 2021. Shifër kjo gati tre herë më e lartë se numri i humbjeve të jetëve që u raportuan zyrtarisht.

Gjatë kësaj periudhe kohore, kishte 5.4 milionë humbje jete nga Kovid-19 të raportuara në OBSH, duke bërë kështu që shtesa e vdekshmërive si pasojë e Kovid-19 të jetë 9.5 milionë humbje jete më shumë sesa ato që u raportuan. Somnath Chatterji, këshilltar në Departamentin e të Dhënave dhe të Analitikës, theksoi rëndësinë e shifrave të shtesës së vdekshmërisë në raportin e OBSH-së.

“Këto nuk janë thjesht disa numra”, ka deklaruar Chatterji, duke vënë në dukje se përveç numrit të vdekjeve që i atribuohen drejtpërdrejt Kovid-19, të dhënat vlerësojnë gjithashtu dëmin kolateral që ka ndodhur për shkak të Kovid. Sipas tij, nëse këto numra do të gjurmoheshin në kohën e duhur, atëherë qeveritë do të kishin qenë në gjendje të orientonin masat e tyre te njerëzit e duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Për shkak se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, kjo është arsyeja pse ne kemi këtë shtesë në numrin e vdekjeve.

Viti 2002: 16.790 vdekje (320 foshnje);
Viti 2011: 19.465 vdekje (172 foshnje);
Viti 2021: 28.516 vdekje (83 foshnje)./koha.mk/