Morgu në Tetovë pas 17 muajsh as nuk u lëshua në përdorim e as nuk u përmirësuan gabimet e projektimit të ndërtimit.
“Para se morgu të lëshohej në përdorim janë bërë konsultimet më ekipet kishtare të Komunës së Tetovës dhe Keshilltarët të cilët kishin disa vërejtje në lidhje me morgun. Gjithses, ky është një projekt kapital për besimtarët ortodoks dhe duhet të kompletohet pa asnjë lëshim. Menjëherë reaguam në përmirësimin e atyre vërejtjeve dhe presim deri ne muajin prill e njejta të lëshohet e gjitha në përdorim. Bëhet fjalë për punë të vogla teknike që do të mënjanohen, dhe sido që të jetë, prilli është termini për lëshim në përdorim”, tha në janar 2021 ish kryetarja, Teuta Arifi.
Kryetari i tanishëm i Tetovës, Bilall Kasami, paralajmëron se morgu do të jetë gati shumë shpejtë e për këtë qëllim paralajmëroi shpallje të tenderit për menjanimin e gabimeve në projektimin e ndërtimit.
“Këto ditë do të hapet procedurë për shpallje tenderi për morgun dhe shpresoj se gjitha procedurat do të përfundojnë shpejtë dhe e njëjta do të lëshohet në përdorim”, tha Kasami, shkruan Pa Censurë.
Me vendim të Keshillit komunal të Tetovës, morgu nisi të ndërtohet në tetor të 2015-ës.
Punët ndërtimore zgjatën më shumë se 3 vite dhe përfunduan 2018-ën.