Morena Taraku Edi Ramës: “Jam armikja jote, ke bërë më shumë armiq se sa kundërshtar”


Gjatë Forumit Ekonomik të mbajtur një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut me Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçiç, kryeministri Edi Rama falenderoi vendet e rajonit për ndihmën e parë që dhanë gjatë tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

“Në Shqipëri ra tërmeti dhe ishin forcat e kërkim-shpëtimit nga vendet e rajonit që mbërritën me shpejtësi dhe mes tyre ishin edhe forcat e kërkim-shpëtimit nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut”, u shpreh Rama.
Shumë e përkthyen këtë deklaratë si një mohim të ndihmës që dhanë qytetarë e personazhe të njohur nga Kosova për familjet e prekura nga tërmeti. Për këtë arsye ka reaguar ashpër edhe këngëtarja Morena Taraku. Kjo e fundit u gjend për disa ditë me radhë në Shqipëri për të ndihmuar disa njerëz me ushqime, rroba e gjithçka tjetër të nevojshme gjatë atyre momenteve të vështira. Po ashtu ajo ndihmoi edhe një familje për t’i ndërtuar nga e para shtëpinë që ishte shkatërruar nga tërmeti.

Unë erdha nga Turqia lashë babain e sëmurë, edhe pse tërmetet i kam fobi. Këtë po ta them ty që ta dish!
Mirë e bëre serbin më të dashur se kosovarin nuk çuditem fare. Por mos vallë folët ndonjëherë ose mos na dekoruat me ndonjë falenderim ne artistave të Kosovës që qëndruam ditë e natë të zgjuar atje ku njerëzit e qeverisë tënde as që kishin qenë ndonjëherë!

Mirë! Po shtëpinë që unë Morena Taraku ndërtova në Kameras s’ke dëgjuar jo sepse po të dëgjoje me siguri s’do thoje serbët erdhën të parët. Por ja që ndihmuam se ju kemi borxh vëllezërve tanë”, shkruan Morena në mesazhin e saj drejtuar kryeministrit Rama.