Dy bukuroshet shqiptare kanë zgjedhur fustanin blu.
Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, cilësohet si njëra ndër modelet shqiptare më të bukura.
Ajo tash e disa ditë po shijon pushimet me bashkëshortin dhe vajzën e tyre në Mal të Zi. Modelja bukuroshe sot ka postuar disa fotografi ku u shfaq me fustanin blu me të cilin theksoi linjat trupore se*ksi mjaft shumë.
Si duket të njëjtin pëlqim e kishte edhe këngëtarja e njohur shqiptare Morena, pasi u shfaq me të njëjtën veshje në Instagram.
Ajo kishte aksesorizuar fustanin me taka të larta blu teksa pozonte mjaft joshëse për kamerën. Të dyjat dukeshin për mrekulli në fustanet e tyre.