Një raport tronditës është bërë publik nga spitali Gosport War Memorial Hospital, në Angli.
Për shkak të një ilaçi të dhënë gabim, si një qetësues i panevojshëm, kanë ndërruar jetë rreth 400 persona. Ngjarja ka ndodhur në fund të viteve ’80 dhe sipas BBC, hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se kishte pasur një “shpërfillje për jetën e njeriut”, për një numër të madh pacientësh nga viti 1989 deri në vitin 2000.
Megjithatë, thuhet se raporti nuk është i saktë dhe se numri i viktimave mund të shtohet. Nga ana tjetër, kryeministrja britanike Theresa May e konsideroi këtë ngjarje si tepër shqetësuese dhe u kërkoi falje familjarëve për kohën që iu desh të prisnin për të marrë përgjigje për vdekjen e njerëzve të tyre të dashur
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/moren-qetesues-te-panevojshem-mbi-400-te-vdekur-ne-spital-550500/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright