Moraçanin: Rryma elektrike duhet të jetë më e shtrenjtë

Kryetarja dhe deputetja nga radhët e RDM-së, Maja Moraçanin sot në foltoren e kuvendit theksoi se qytetarët duhet të paguajnë rrymë më të shtrenjtë elektrike.
“Mendoj se energjia elektrike nuk duhet të jetë e lirë, për shkak se në rryma elektrike është e lirë, kjo sjell më shumë shpenzim të rrymës, ndërsa ne duhet ta ruajmë energjinë elektrike”, tha Moraçanin duke shtuar se kjo është tendencë në botë.

Ajo pajtohet se për momentin për shkak të kr*izës së coronavirusit dhe kr*izës socio-ekonomike nevojiten masa stimuluese dhe mbështetje për qytetarët në mënyrë që të mos e ndjejnë këtë goditje.
Sipas saj, zgjidhja më e mirë do të ishte ulje e çmimit të energjisë elektrike te kategoritë e rrezikuara.
Ndryshe, sot me 83 vota ‘Për’ Kuvendi i Maqedonisë sot votoi për uljen e TVSH-së nga 18 në 5% për të gjitha amviseritë.