18 vjeçari Daniel Drobaj, është i riu i cili qëlloi me kapsollë efektiven e Shqiponjave Ina Nuka.
Drobaj është arrestuar dhe ditën e djeshme nga policia, por është lënë i lirë më pas.
Në ndihmë të tij mbërrijnë të afërm, përfshirë edhe të atin, protestues dhe deputetë të LSI si Luan Rama, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi. Ata arrijnë t’ia heqin policisë nga duart Drobajn, ndërsa nuk mungojnë as aktet e dhunës në drejtim të efektivëve të uniformave blu, të cilët goditen nga protestuesit e tjerë.
Pasi ekspertët kanë parë në mënyrë të detajuar pamjet filmike kur protestuesit qëllojnë mbi efektivët, është konstatuar se Daniel Drobaj është personi që ka qëlluar me kapsollë efektiven e Shqiponjave Ina Nuka, e cila fatkeqësisht u plagos rëndë dhe ka humbur 2 gishta të dorës së djathtë.
Tashmë mbi 18 vjeçarin rëndojnë katër akuza, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.LINKU I VIDEOS https://www.facebook.com/floidakerpaci/videos/1958293404288034/