Montuan foto të shoqeve të klasës dhe tallnin me moshatarët e tyre, nisi procedimi ndaj gjashtë fëmijëve

Prokuroria Themelore Publike Kavadar ka dorëzuar në gjykatën kompetente kërkesë për inicimin e procedurës përgatitore ndaj gjashtë fëmijëve në konflikt me ligjin të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale në vazhdim, e cila sanksionohet si keqpërdorim i të dhënave personale nga neni 149 paragrafi 2 i lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Të miturit, të gjithë nxënës të klasës së nëntë të një shkolle fillore, në cilësinë e bashkëkryerësve, në mënyrë të paautorizuar u kanë bërë fotografi private shoqeve të klasës, i kanë montuar dhe i kanë ndarë me bashkëmoshatarët e tyre për t’i fyer dhe tallur dhe për t’i dëmtuar reputacionin e tyre. viktimat, tha Prokuroria.