“Monstra”, Raufi: Jemi të bindur se ky rast është i montuar

Avokati mbrojtës Naser Raufi, në fjalët përfundimtare që po i mban sot pala mbrojtëse e të akuzuarave në rastin “Monstra” tha se se shumë prova të tyre nuk janë pranuar, ndërkohë asnjë provë e palës tjetër nuk është refuzuar.

Më tej ai u shpreh se ata si palë mbrojtje janë thellësisht të bindur se ky rast është i montuar.

Ndërkaq shprehi zhgënjimin e tyre edhe nga prokurorja Fatime Fetai gjatë procesit gjyqësor.