“Monstra” – Policët që gju*ajtën me g*urë kaluan vetëm me vërejtje, pro*testuesit në bu*rg

Kështu policët në pro*testën për rastin “Monstra” provokonin pro*testuesit duke gju*ajtur me gurë, ndonëse detyra e tyre është që të ruajnë rendin dhe qetësinë publike. E për këtë sjellje ata kanë marrë vërejtje për sjelljen e tyre joprofesionale.
“Policët të cilët shihen në video se he*dhin g*urë ndaj pro*testuesve u është shqiptuar masë për paralajmërim”, thonë nga MPB-ja.

As Prokuroria Themelore Publike nuk ka hapur lëndë kundër policëve të cilët gju*ajtën me gu*rë. Prej atje thonë se sjelljen e policisë e menaxhon MPB.
“Sjelljen profesionale të anëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme e vlerëson Sektori për Kontroll të Brendëshme dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Brendshme”, theksojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Po e njëjta prokurori në mënyrë ekspres i ak*uzoi me nga 1 vit bu*rg tre pro*testues, Shaban Veselin, Behar Dalipin dhe Besart Kalisin. Ata e gju*ajtën me g*urë kordonin policor pasi i ndaloi të marshojnë deri tek Qeveria.
Pro*testa për “Monstrën” u mbajt më 26 shkurt, pas aktvendimit me të cilin 3 të ak*uzuar u dë*nuan me bu*rg të përjetshëm, një me 15 vjet dhe një me 10 vjet bu*rg.