“Monstra”, 8 ditë parabu*rgim për dy të arr*estuarit gjatë protestës

Gjykatësi i procedurës paraprake i ka shqiptuar masën e paraburgimit dy personave të dyshuar për “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale” nga protesta e së premtes kundër vendimit gjyqësor në rastin “Monstra”.

Paraburgimi është caktuar me kërkesë të Prokurorisë Publike mbi bazën e informacioneve që ka pasur organi i akuzës për arr*atisjen e mundshme të personave të dyshuar. Derisa masa e caktuar ndaj 19 dhe 22 vjeçarit është vënë në fuqi, për 6 persona të tjerë procedura është në vijim e sipër.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin e personave tjerë të dyshuar për pjesëmarrje në turmë. Ditë më parë policia njoftoi se ka arr*estuar 8 personave ndaj të cilëve ka parashtruar kallëzime penale. Si pasojë e përleshjes mes protestuesve dhe policisë janë lënduar 11 policë.