Monika përballet me Bora Zemanin e thumbon për Donaldin dhe Trixën

Gjatë kohës që ishte pjesë e reality-show “Big Brother Albania VIP”, aktorja Monika Lubonja ka mbështetur marrëdhënien e dyshes – Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Madje, shpeshherë aktorja e ka konsideruar dashurinë e tyre si të bukur dhe të sinqertë, por lidhje kjo e cila nuk zgjati aq shumë pas përfundimit të këtij spektakli.
Mbrëmjen e djeshme, Monika ishte e ftuar në emisionin e dashurisë “Për’puthen Prime” në rolin e opinionistes, ku u ‘përball’ me moderatoren Bora Zemani, ish të dashurën e aktorit, Donald Veshaj.

“Të mendosh Monika sa vështirësi kalohen në këtë program, edhe prapë nuk dorëzohen, janë aty për njëri-tjetrin deri në fund. A është kjo një provë e madhe?”, i tha Bora. Nga ana tjetër përgjigjja e Monikës u duk si thumb për moderatoren, pasi tha se ajo i do “emocionet e bukura dhe të sinqerta”, fraza e përdorur shpesh për Donaldin dhe Beatrixën.