Monika flet për Sarën të cilën Iliri e shumëzoi me zero sonte si artiste. Ajo e mbron duke thënë që do pranoja me shumë kënaqësi që të më ulej në krahë një 25-vjeçare.
Ashtu siç them për Antonelën, që unë mendoj se është për tu duartrokitur dhe jo për tu paragjykuar. Cfarë rëndësie ka nëse doli apo jo nga përputhen, unë i them bravo goca, tha Monika.
Sara u thirr në dhomën e rrëfimit nga Arbana për ta pyetur nëse ndihet e paragjykuar për punën e blogeres që bën. Sara tha jo, kjo është punë që paguhet, paguhet edhe goxha mirë kështu që nuk më intereson çfarë thonë të tjerët.
Unë e di shumë mirë që më kanë parë me syrin pse nuk jam një aktore apo një këngëtare, por ja që jam blogere tha Sara dhe jam e kënaqur. Arbana e vlerësoi dhe e mbështeti Sarën pëe profesionin e saj.