Monika Kryemadhi: Unë nuk e besoj Covid-19. Kush beson zotin, do të jetojë i lumtur pa virus!

Një ndër sfidat që po përballemi tani, përveç sëmundjes së kovidit, është qëndrimi i shumë njerëzve, që ende nuk e besojnë virusin i cili deri më tani ka vrarë thuajse 800 mijë njerëz në të gjithë botën. Ndërsa çdo ditë dëgjojmë eksperienca të rënda të atyre që kanë kaluar koronavirusin, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është shprehur se nuk e beson këtë sëmundje. Nga Mali i Tomorit, ku ajo zhvilloi një vizitë për ditën e shenjtë të festës së Abaz Aliut, ajo tha se:

“Dua t’ju uroj të gjithë besimtarëve bektashinjë dhe të gjithë popullin shqiptar që gjithë ajo mbarësi që Abaz Aliu të rikthehet dhe njëherë për t’ju sjellë shqiptarëve më shumë begati, më shumë punësim, një jetë më të qetë, dhe garanci për fëmijët. Për të ruajtur familjen që është e shenjtë. Zoti i ndihmoftë shqiptarët. Unë nuk e njoh kovidin. Kush beson në Zot, do të jetojë i lumtur pa kovid”, tha Kryemadhi.