Monika Kryemadhi me syze të zeza këndon e kërcen: O moj e mirë e xhanit sytë du me ti pa (Video)

Tashmë politikanët kanë kthyer sytë tek Tik Tok. Një aplikacion kryesisht për të rinjtë, dhe tërësisht tjetër nga rrjetet sociale.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka vendosur të publikojë një video ku i bashkohet të rinjve që këndojnë këngën e Romeos me Ermal Fejzullahun.

Në video Monika merr syzet nga një vajzë e ulur në karrige dhe më pas i bashkohet të rinjve që kërcenojnë dhe së bashku krijojnë një koreografi ndërsa këndojnë.

O moj e mirë e xhanit

Sytë du me ti pa

E zemrën me ta fal

Se për ty malli m’ka marrë

Duket që duhet të ketë qenë një aktivitet ku janë mbledhur të rinjtë aktivë të Partisë së Lirisë dhe kanë kërcyer e kënduar bashkë.