Ajo u dënua me 1 vit burg Një grua u përpoq ta godiste shokun e saj me veturë.
Karla Condon drejtoi makinën e saj të tipit “Toyota Yaris” nga rruga në një kryqëzim më 14 dhjetor.
Ajo u përplas me një mashkull duke e shtyrë atë dhe duke detyruar një grua të shmangej me shpejtësi nga rruga.
Burri, i cili është i dashuri i një prej mikeve të saj, u ngrit sërish në këmbë, por zonja Condon u largua nga skena.
Të mërkurën një gjykatë deklaroi se ajo u zemërua pasi burri postoi një video në “Instagram” duke e treguar atë teksa po argëtohej jashtë. Rreth 15 minuta para ngjarjes, ajo i dërgoi një mesazh me tekst duke thënë “Betohem në Zot, ti je i zhdukur shoku”.
Pamjet e kamerave të rrugës kapën momentin kur ajo hipi mbi një ishull trafiku dhe goditi atë. Avokati mbrojtës i Condon tha që ajo kishte planifikuar ta raportonte atë në polici për ngacmime. Megjithatë, Condon u deklarua fajtore për ngarjen e rrezikshme. Nga gjykata u tha se ajo përdori makinën e saj ‘si armë’ dhe u burgos për një vit me kusht lirie pas tre muajsh.