Tajvani u godit nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë, më i forti në 25 vjet. Disa ndërtesa u shkatërruan. Të paktën katër persona janë të vdekur dhe shumë të lënduar
Stacionet televizive transmetojnë pamje të ndërtesave të lëkundura në qytetin lindor të dendur të populluar të Hualien, pranë epiqendrës së tërmetit.
Tërmeti, i cili ndërpreu energjinë në kryeqytetin Taipei, goditi në orën 7:58 të mëngjesit me orën lokale në një thellësi prej 15.5 kilometrash nga bregu jugor i Tajvanit, tha agjencia shtetërore sizmologjike.
Momenti i tërmetit shkatërrues është kapur nga një kamerë makine në një autostradë në Tajvanin lindor. Automjetet ndalojnë pasi rruga fillon të lëkundet sikur të ishte prej gome. Autobusi dhe makinat kërcejnë ndërsa toka dridhet fort.