Momenti prekës kur vajza e plagosur në Gaza sheh se motra e saj e vogël është gjallë

BBC publikoi një video prekëse që tregon reagimin e një vajze pesëvjeçare kur pa se motra e saj – një foshnjë tetëmbëdhjetë muajshe – kishte shpëtuar.

Videoja vjen nga Rafah, një qytet në Gazën jugore, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Julia, një foshnjë 18 muajshe, u nxor nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar dhe shpëtimtarët e dërguan me urgjencë në spitalin El Najar, raporton BBC.

Nga ajo godinë u shpëtua edhe motra e saj, Juri pesëvjeçare, e cila u trajtua për plagët e marra në të njëjtin spital.

VIDEO

“Motra ime, e dashura ime”, bërtiti Yuri mes lotëve kur kuptoi se foshnja kishte shpëtuar.

Vajzat ishin në shtëpinë e tyre duke ngrënë drekë kur një ndërtesë në lagjen e tyre të afërt u bombardua.

Nga forca e goditjes është shkatërruar edhe shtëpia ku ndodheshin vajzat, tha xhaxhai i tyre.