Momenti kur u arrestua pjesëtarja e Perputhen dhe i dashuri i saj i kërkuar nga Interpoli


Kosovarja 23-vjeçare, dhe tashmë konkurrentja e Përputhen Laureta Zyba, nga Suhareka në mbrëmjen e sotme është bërë pjese e programit Perputhen, ajo në vitin 2018 ishte arrestuar se bashku me një shtetas serb dhe dy shtetas malazezë.

Ajo ishte arrestuar për veprën penale, “bashkëkryrje në veprim”, e cila para Gjykatës ajo ishte shprehur se ndjehet fajtore që nuk i kishte lajmëruar këta persona tek autoritetet vendore me kohë dhe që ka bashkëpunuar me këta njerëz.

Konkurrentja e tanishme e Përputhen ishte arrestuar e shoqëruar me Mario Milloshevicin.
Mediat sjellin foto ekskluzive nga momenti kur u arrestua Milloshevici i dyshuar edhe për vrasje ne shtetin fqinj te Malit te zi.
Atë ditë , sipas fotove qe sjell Insajderi, ishte arrestuar edhe kosovarja Laureta Zyba, e cila ishte e shoqëruar me Mario Milloshevicin.

Konkurrentja e tanishme e Përputhen gjatë dëshmisë kishte thënë veç se ishte e dashura e Mario Millosheviçit, dhe se “Mario është njeriu më i mirë që ajo e ka takuar deri tash”. Implikimi i saj i mëtutjeshëm nga prokuroria ishte i zorshëm, edhe pse ajo për shumë muaj ishte shoqëruar me Milloshevçin, kjo pasi që komunikimi mes tyre, sipas rrëfimit të saj, ishte kryesisht përmes aplikacionit “snapchat”/ Insajderi.
Laureta Zyba tashmë është bërë pjesë e programit të dashurisë. Ajo është motra e Rrushes, e cila tashmë është pjesë e Për’puthen.