Momenti kur rrufeja godet minaren e xhamisë në Çifllak të Rahovecit (VIDEO)

Pasditën e së enjtes, në vendin tonë mbretëroi mot i ndryshueshëm – në disa komuna të Kosovës, pati rebesh shiu e shkarkime rrufeshë. Një qytetar ka publikuar video-incizim, duke kapur momentin kur rrufeja godet minaren e xhamisë në Rahovec. Po ashtu një tjetër qytetar ka xhiruar shiun me breshër që ka përfshirë Komunën e Pejës dhe Istogut.

Ndërkaq, sipas Prishtina Weather, të premten pritet të mbajë mot i nxehtë, kryesisht me diell. Temperaturat pas rënies këtë fundjavë, ditëve të ardhshme shënojnë rritje graduale, sërish edhe mbi 30C. Minimalet luhaten ndërmjet 10C e 15C, ndërsa maksimalet shënojnë rritje nga 25C, të hënën deri në 32C ditën e premte. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, fillimisht nga jugperëndimi 4-10m/s, e më pas edhe nga veriu 4-9m/s. Shtypja atmosferike në rritje, e mbetet në vlera relativisht të larta.
https://video.fprn6-1.fna.fbcdn.net/v/t42.1790-2/284692378_1181853095969420_2941265692054402413_n.mp4?_nc_cat=111&ccb=1-7&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjMwMCwicmxhIjo1MTIsInZlbmNvZGVfdGFnIjoic3ZlX3NkIn0%3D&_nc_ohc=JxOt_4bccQMAX_AzBi4&rl=300&vabr=111&_nc_ht=video.fprn6-1.fna&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT-y5dUtlA222phRS8pWE9G3jcR5_UWif3AYvu-mKhapxw&oe=62993478