Momenti kur policia qëllon për vde*kje protestuesen që ishte futur brenda kongresit amerikan

Policia amerikane ka qëlluar për vdekje një protestuese që ishte futur me dhunë në ambientet e brendshme të Kongresit. Një video-inçizim që po qarkullon në rrjetet sociale shfaq policin i cili qëllon protestuesen me pistoletë teksa mundohej të thyej derën dhe të futej brenda në Dhomën e Përfaqësuesve.

Protestuesja e qëlluar me armë nga policia ishte plagosur rëndë dhe më pas kishte vdekur në spital sipas mediave amerikane. Përkrahësit e presidentit Donald Trump dje janë futur dhunshëm brenda ndërtesës së Kongresit amerikan dhe kanë penguar punën e ligjvënësve të cilit ishin duke certifikuar votat e Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve të 3 nëntorit të cilat po konfirmonin fitoren e Joe Biden.

Kongresi amerikan konfirmoi fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden, pas numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor dhe rrëzimit të të gjithë kundërshtimeve nga ana e disa kongresmenëve dhe senatorëve republikanë.

Pas numërimit të votave të elektorëve nga shteti i Vermontit, presidenti i zgjedhur Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur Harris arritën kuotën e 270 votave që nevojiten për të fituar presidencën.