Momenti kur Distria Krasniqi bën historinë, fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të Artën.
Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.
Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në Rio 2016.

Majlinda dhe sportistët tjerë do të garojnë ditëve në vijim, çka do të thotë se Kosova ka shanse të kthehet nga Tokio edhe me të tjera medalje Olimpike.
Më poshtë mund të ndiqni momentin kur Distria Krasniqi mposht japonezen Funa Tonaki dhe ia siguron medaljen e artë Kosovës.