Nikolla Rashiq, djali i Nenad Rashiqit, është rra*hur nga disa persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla ku vijon mësimet.
Ëshë siguruar video e momentit të su*lmit ndaj djalit të politikanit serb, Rashiq.
Siç shihet në pamje, përreth djalit të Rashiqit janë të grumbulluar shumë persona.
Në video shihet se është go*ditur nga shumë persona.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin, ku bën të ditur se ka shoqëruar 8 persona, prej tyre njëri i mitur.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rra*hje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.