Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Slivovë.
Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture të markës “Opel Vectra” dhe “Golf 2”, rreth orës 7:30, në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në fshatin Slivovë.
Si pasoj e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Aksidentin për Gazetën Metro e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës , duke thënë se rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku te perfshira kane qene dy automjete. Si pasoje e aksidentit dy persona janë lënduar dhe te njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.