Momenti i arr*estimit të Dardan Molliqajt (VIDEO)


Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate kanë protestuar sot para stacionit të Policisë së Kosovës në qendër të Prishtinës, duke shkruar në murin e këtij objekti “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

Më këtë rast në protestë pati konfrontim në mes aktivistëve të PSD-së dhe pjesëtarëve të policisë, meqë rast edhe u arrestuan disa nga këta aktivistë të kësaj partie.

Në disa pamje tashme të publikuara shihet qartë se nga të arrestuarit është edhe Dardan Molliqaj,drejtuesi i kësaj partie.

Nol Nushi nga PSD ka thënë se nuk janë këtu për të protestuar kundër tubimeve politike, por për të protestuar kundër padrejtësisë që po u bëhen qytetarëve të Kosovës.