Fabrice N’Sakala, ra në tokë në ndeshjen që Besiktas e zhvilloi kundër Gaziantep, ndërsa u dërgua në spital me një ambulancë që hyri deri në fushë.
Në ndeshjen Gaziantep FK – Besiktas, e zhvilluar për javën e dytë të Superligës së Turqisë (0-0), futbollisti bardhezi Fabrice N’Sakala u dërgua në spital.
Ndeshja u ndërpre pasi N’Sakala, u rrë*zua në tokë në minutën e 71-të të ndeshjes, pa e prekur askush. Ekipi mjekësor i Besiktas u fut shpejt në fushë dhe ndërhyri tek lojtari. Pastaj erdhi ambulanca dhe lojtari 31-vjeçar u dërgua për në spital.
https://twitter.com/Besiktas/status/1429179737319092234?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1429179737319092234%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmomente-paniku-ne-superligen-e-turqise-ylli-besiktas-bie-pa-ndjenja-ne-toke%2F
Klubi i Besiktas ka lëshuar deklaratë për media, duke bërë të ditur se gjendja e lojtarit është stabile dhe ka vetëdije të plotë.
“Fabrice N’Sakala, nuk mund të vazhdonte lojën për shkak të një shqetësimit të përjetuar në ndeshjen kundër Gaziantep FK. Ai u dërgua në spital për një masë paraprake me vetëdije të plotë”, thuhet në komunikatën e klubit turk.