Molliqaj pas arr*estimit: Na ndanë nëpër dhoma, dikush e ka marrë një shu*plakë e dikush më shumë

Dardan Molliqaj, anëtar i kryesisë së Partisë Socialdemokrate, ka sqaruar skenarin pas arre*stimit të anëtarëve të kësaj partie.
Molliqaj ka thënë se anëtarët e PSD’së u rrahën në stacion të policisë, teksa shton se janë ndarë nëpër dhoma dhe është ushtruar dh*unë fi*zike më tutje në ta.

Ai këto deklarime i ka bërë në RTV Dukagjini.
”Reagimi i policisë ishte jashtëzakonisht në shpërputhje me irritimin potencial që mund të ketë policia e Kosovës. Për fatin e keq, brutaliteti i policisë vazhdoi edhe në korridore, zyrat e policisë së Kosovës, 5 nga ne u rra*hën unë, Veton Dragusha, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Natyra Kuçi. Jon nxjerrë nga dhoma, dikush e ka marrë një shu*plakë, dikush disa shu*plaka”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka diagnostikuar edhe arsyen e, siç thotë ai, rr*ahjes së zëdhënëses së PSD’së, Natyra Kuçin, si dhe Teuta Rrustës.
“Su*lmi ndaj Natyrës dhe Teutës ishte në baza patriarkale. Polici i cili e kishte dë*nuar pse ka qeshë shumë natën, i njëjti su*lmon sot Natyra Kuçin. Kjo nuk është rastësi”, ka thënë ai.