Molliqaj nuk ia fal minutën, ia kritikon ministrat Kurtit: Sveçla vajmedet, Vitia i papërgjegjshëm

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thurur kritika ndaj përzgjedhjes së ministrave të Qeverisë Kurti, menjëherë pas votimit të kësaj qeverie me 67 vota për 30 kundër dhe asnjë abstenim.

Molliqaj, me anë të një statusi në ‘Facebook’ ka thënë se sektori i ekonomisë do të përfaqësohet me njerëz me orientime të djathta ideologjike duke konsistuar në Hekuran Muratin Besnik Bislimin Rozeta Hajdarin dhe Artane Rizvanollin.

“Prandaj, na duhen aty liberalë të pastër, mundësisht edhe me kulturë. Ekonomia do të udhëhiqet nga njerëzit e deklaruar publikisht sit ë djathtë. Ata janë Hekuran Murati Besnik Bislimi, Rozeta Hajdari e Artane Rizvanolli. Pa ndërhyrje në sistemin tatimor dhe politika të rishpërndarjes ata na thonë se rritja ekonomike dhe zhvillimi shoqëror janë të ndara” shkruan ndër të tjera ai

Tutje, ai kritika pati edhe për Ministrin e ri të Punëve të Brendshme të legjislaturës së tetë Xhelal Sveçlën dhe Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitinë.