Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, nuk e përjeton Kosovën si qytetar i këtij vendi.
Molliqaj është shprehur se Kurti pronat dhe familjen i ka në shtetin e Norvegjisë dhe sipas tij, është e padrejtë të përjetohet Kosova veç si kryeministër i saj.
“Kurti ka pronë familjare, por e ka në Norvegji. Kur na kanë pyetur në atë kohë, a është problem martesa me të huaj, unë kam qenë mbështetës. Por, janë bërë dy pyetje: nëse ka me jetu në Kosovë dhe ka me u marrë me Kosovën. Problemi është se po thua s’kam pronë, por e ke diku tjetër. Po thua, shkoj në shkolla publike, ndërsa fëmijët i ke në shkolla jashtë vendit. Fëmijët tu nuk jetojnë këtu. S’ka rëndësi a e kanë nënën shqiptare a norvegjeze. S’ka rëndësi. Dhe gruaja jote s’po jeton në Kosovë, s’po e përjeton Kosovën. Familjen nuk e ke këtu. Ti nuk e përjeton Kosovën përveç si kryeministër dhe mendoj se është e padrejtë”, tha Molliqaj.
Ai më tej ka thënë se Kurti dhe bashkëpartiakët e tij pretendojnë që ta kenë tërë shtetin nën kontrollin e tyre.
Sipas Molliqajt, derisa Kurti ishte në opozitë, thoshte se i mjafton një banesë e vogël, ndërsa thotë se tani ka një shtëpi të madhe.
“Pretendimet e tyre janë me i pasë mediat me vete, bizneset me vete, kompanitë ajrore me vete, aeroplanët, çkado me i pasë me vete. Praktikisht edhe familja Hoxha nuk është që trashëgon ndonjë pasuri, por në kohën që ka jetuar ka jetuar me të gjitha të mirat. Edhe Kurti sa nuk ishte kryeministër, ose me mbështetje të vogël, tha unë e dua një banesë të vogël. Tash jeton me qindra metra shtëpi me qira, por me megjithatë shumë e madhe. Çka po i vyn?”, tha Molliqaj në Rubikon të Klan Kosovës.