Molliqaj: Kosova ta njohë Palestinën si shtet

Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta njohë Palestinën si shtet, kjo sipas tij, bëhet si kërkesë për paqe, liri dhe vetëvendosje.

Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se edhe Kosova duhet ta vazhdojë fushatën për njohje të Palestinës, fushatë kjo që thotë se ka filluar nga Spanja, Norvegjia e Irlanda.

“Kush don paqe sot, emri i saj është liri dhe vetëvendosje për Palestinën. Së fundi, Spanja, Norvegjia e Irlanda njohën Palestinën si shtet. Një gjë të tillë pritet ta bëjë shpejt edhe Sllovenia. Fushata e filluar për njohjen e Palestinës duhet vazhduar edhe në Kosovë. PSD kërkon nga Qeveria e Kosovës njohjen e Palestinës shtet, si kërkesë për paqe, liri dhe vetëvendosje. Sepse nervi human midis njerëzve do të jetë gjithmonë liria!”, shkruan Molliqaj.