Moderatorja shqiptare: Nuk jetohet me vjehërri, unë dua të rri lakuriq në shtëpi


Prezantuesja e njohur Aulona Musta ndan shpesh detaje nga jeta e saj me ndjekësit në Instagram.

Ditën e djeshme, ajo ka folur ndër të tjera se përse ka vendosur të mos jetojë me vjehrrin dhe vjehrrën.

“A do të jetoje me vjehrrën dhe vhejrrin”, është pyetur ajo?

“Jo. Njësoj siç nuk do të jetoja dot as me prindërit e mi.

Unë dua të rri lakuriq në shtëpi.

Të zihem e të pajtohem me burrin pa i dhënë llogari njeriu dhe pa shqetësuar njeri.

Dua të vendos vetë për fëmijën tim, çfarë do gatuaj për drekë, kur do e pashtroj shtëpinë etj, etj.

Unë kam vjehrrin dhe vjehrrën më të mrekullueshëm në botë, por gjëja më e mirë për çdo çift është të jetojnë vetëm”, iu përgjigj ajo.