Moderatorja sportive Lei Kraja, së fundmi ka zhvilluar një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit në ‘Instastory’ ku i është përgjigjur pyetjeve dhe ka ‘shuar’ kuriozitetin e ndjekësve në lidhje me jetën e saj.
E pyetur nëse është beqare apo në një lidhje, moderatorja zgjodhi të mos flasë, duke publikuar vetëm pyetjen pa një përgjigje. Një tjetër ndjekëse e pyeti nëse do të bëje bebe së shpejti dhe ajo e la me dyshim përgjigjen duke thënë që nuk i dihet kurrë.
Një tjetër pyetje për bukuroshen zeshkane ishte nëse do të dashurohej me një djalë që s’ka pasuri, pra të varfër dhe ajo ka zgjedhur të tregohet e sinqertë me të duke i thënë se pret më lart nga partneri i saj.