Moderatorja e njohur: Burrat shqiptar janë injoranta dhe agresiv

Moderatorja shqiptare, Einxhel Shkira ka bërë një vëzhgim mjaft interesant sa i përket figurës së burrit shqiptar.
Një gjë të tillë ajo e prezantoi me anë të një shkrimi të gjatë në llogarinë e saj në Instagram, duke nënvizuar si tiparet më të këqija të burrit shqiptar: fodullëkun, injorancën e prepotencën.

Por, një gjë e tillë nuk është e aplikueshme për të gjithë, por për shumicën po, sipas moderatores.
Problematike është edhe mënyra se si këta burra trajtojnë gratë e jetës së tyre, duke nisur që nga nëna që i dha jetë dhe më vonë partnerja apo bashkëshortja.
Në fund fare, ajo dyshon se ata nuk dinë të bëjnë dallimin mes “burrit” dhe “zotit”. Më poshtë mund të lexoni të plotë shkrimin e saj në Instagram.

“Po bëja një xhiro në rrjet, të shihja ça ndodh rreth e rrotull dhe gjithnjë e më shumë bindem që meshkujt shqiptarë (jo të gjithë mbase), por shumica janë fodulla, janë injorantë, janë agresivë dhe prepotentë ndaj femrës. Më e keqja është që këtë e shfaqin jo vetëm ndaj femrës në përgjithësi por edhe ndaj asaj që pëlqejnë, që e duan, që e kanë të dashur, grua apo më keq akoma dhe nënën e fëmijëve! Përpiqen ta nënshtrojnë sepse i shqetëson vetëbesimi i tyre, dashuria për veten e saj dhe sidomos kur gjërat s’janë si i do ai, atëherë nxjerrin fytyrën më të keqe tyren duke të përçmuar. Femra nuk bëhet për vete me ofendime, nuk dashurohet me fodullëk. Por e qartë që shumica s’janë të aftë dashurojnë se s’i lë ego e të qenurit “burri”. S’di në fakt a e kanë të qartë kuptimin e fjalës BURRE? Uroj të mos e ngatërrojnë me atë të fjalës ZOT”.