Moderatori gjatë lajmeve ankohet se nuk e ka marrë pagën

Një prezantues televiziv nga Zambia ndërpreu një transmetim të drejtpërdrejtë të lajmeve për t’u ankuar publikisht se ai dhe kolegët e tij nuk e kanë marrë pagën.
Prezantuesi, Kabinda Kalimina me këtë veprim u bë viral.
Të shtunën në mbrëmje, Kabinda Kalimina ishte duke lexuar lajmet kryesore në News TV KBN kur bëri një ak*uzë të papritur në transmetim.

Duke marrë frymë thellë, Kalimina filloi duke thënë “Unë punoj për zonjat dhe zotërinjtë e lajmeve. Ne jemi qenie njerëzore. Ne duhet të paguhemi”. Ai më pas shtoi “Ne nuk jemi paguar” duke iu referuar vetes dhe kolegëve të tjerë që punojnë për KBN TV.

Televizioni reagoi, duke e cilësuar ankesën e prezantuesit si një “përpjekje për famë” dhe e ak*uzuan atë se ka ardhur shumë herë i dehur në punë.
Në “Facebook”, prezantuesi shtoi “U ankova në transmetim direkt sepse shumica e gazetarëve kanë frikë të flasin. Por, fakti që kanë frikë nuk do të thotë se nuk duhet të flasin”.