Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se nuk dëshiron të humbë kohë për deklaratën ofendues të ish këshilltarit të Albin Kurtit për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovë (UÇK).
Veseli ka thënë se deklarat e tij ka qenë kulmi i trupit dhe se kjo ka qenë një ndër arsyet se pse PDK ka votuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
“Kulmi i trupit që nuk duhet askush me bë, është për UCK, kur kanë fillu me fy njerëzit e tij, këshilltari i tij, kur janë gjithë këto, a mos me votu mocionin”, ka thënë Veseli
Ai ka thënë se nuk dëshiron të humbë kohë me deklaratën e Shkëlzen Gashit.
“Shiqo ato udhëtime me njerëz tillë që udhtojnë me Rusinë, është një vazhdimësi, por të lutem mos ma humbë kohën me të, unë s’mërzitna hiç çka flet ai”
“Jam politikan dhe luftëtar i lirisë, mos më vëni në siklet para qytetarëve për ata që ofenduan UÇK’në”, u shpreh Veseli.