Moderatorët e Top Channel publikojnë pamjet e Bora Zemanit si 16-vjeçare, kur ishte një nga velinat e “Fiks Fare”

Dy moderatorët e njohur të Top Channel, Ed Manushi dhe Oriela Nebiaj kanë qenë të ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”.

Ata kanë diskutuar për formatin e ri “Ëndërrtjerrësit” që nis këtë të diel – një program i cili tregon për rrugëtimin e suksesshëm të figurave të televizionit.

Në një klip të shkurtër të publikuar gjatë emisionit, ata kanë treguar se si është dukur moderatorja e njohur Bora Zemani në nisjen e rrugëtimit të saj në televizion.

Përkatësisht, moderatorët kanë sjell pamjet kur Zemani si 16-vjeçare ishte prezantuar në zyrat e Top Channel, duke konkurruar për të qenë një nga velinat e emisionit “Fiks Fare”.

“Jam Bora Zemani, 16 vjeçe, studioj në Liceun Artistik për kanto, më pëlqen shumë bota e televizionit”, dëgjohet Bora duke thënë në fillimet e saj si adoleshente.

Aso kohe, moderatorja e Top Channel kishte një pamje krejt ndryshe nga kjo e sotmja, ku ndër tiparet kryesore veçohet fakti se në atë kohë, ajo ishte prezantuar me dukjen e saj natyrale prej biondeje.

Bora sot është një nga prezantueset më në zë të Top Channel ,teksa influenca e saj shtrihet edhe me një ndjekje të madhe në rrjetet sociale – plot një milionë ndjekës nga fansat vetëm në Instagram. /Telegrafi/