Modelja pozon pranë arkivolit të babait, poston fotot në rrjete sociale


Një modele 20 vjeçare u përball me kritika të shumta pasi pozoi përpara arkivolit të babait të saj. Jayne Rivera kishte veshur një fustan të zi ndërsa qëndronte pranë arkivolit të babait. “Rip Papi ti ishe miku im më i mirë.”, shkroi ajo.

Përdoruesit e kritikuan se ishte treguar e pandjeshme. “A ia vlen vërtet të kesh fëmijë?”, shkroi njëri. Ajo tha për NBC News se “e kuptoi pritjen negative”, por shtoi se fotot janë bërë “me qëllimet më të mira në një mënyrë që babai im do ta kishte miratuar nëse do të ishte ende gjallë”.